Lajme

Kosovari bën gara me BMW-në e tij, duke pasur fëmijët në makinë

Babai i dy fëmijëve  përshpejtoi BMW-në e tij të fuqishme në zonën lokale duke ia shkelur deri në 120 km / orë

Një kosovar 27-vjeçar, në mbrëmjen e të shtunës, në prani të të gjithë familjes së tij – dy të fëmijët e tij të vegjël ishin po ashtu në ulëset e tyre përkatëse – dhe me partneren e tij në ulësen e pasme – u lëshua në garë shpejtësie me një shofer 30  vjeçar të një makine Audi.

Ata po bënin një garë theqafëse dhe të paligjshme në rrugët e  qytetit Wels, Austri, shkruan österreich.at.

Babai i dy fëmijëve  përshpejtoi BMW-në e tij të fuqishme në zonën lokale duke ia shkelur deri në 120 km / orë, transmetoin albinfo.ch. Në këtë mënyrë ai vuri të afërmit e tij në rrezik akut.

Policia menjëherë ndërhyri dhe përfundimisht ndaloi garuesit.

Por, në vend që të ishte i mirëkuptueshëm kosovari u fërshëlleu policëve dhe tha se kishte parë patrullën që kishte ngarë pas tij, por që ai nuk e kishte ndryshuar stilin e tij të vozitjes për shkak të kësaj, përcjell albinfo.ch.

Nga ana tjetër, kundërshtari i tij ishte më i zgjuar  dhe kërkoi falje. Të dy “garuesit” kanë disa padi pas vetes.