Lajme
Kosnett: Amerika kurrë nuk do të heqë dorë nga Kosova
Një maratonë diskutimesh, propozime dhe reflektime mbi angazhimin e diasporës nga profesionistë shqiptarë kudo në botë përmbyllën ditën e parë të konferencës Diaspora Flet 2020. Hapja zyrtare u zhvillua me një bisedim të përqendruar nga ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe u përmbyll me një debat interaktiv, në mes të dy ambasadorëve amerikanë në Kosovë dhe Shqipëri, përkatësisht Philip Kosnett dhe Yuri Kim.
Reflektim mbi 20 vjetët e fundit të angazhimit të Diasporës Shqiptare, se çfarë kemi mësuar nga e kaluara dhe çfarë mbart e ardhmja në 20 vjetët e ardhshme dhe a kemi bërë sa duhet për të ndërtuar komunitetet tona në mënyrë sistematike, ishin disa nga pyetjet të cilat ngjallën debat të struktuar në 5 sesionet e realizuar me temën Avokimi dhe diplomacia.
Presidentja Jahjaga e pyetur rreth fenomenit të migracionit u shpreh se migrimi duhet të jetë një zgjidhje dhe jo një obligim i ndikuar nga faktorët e brendshëm. Ajo kërkoi një angazhim dhe një seriozitet nga elita politike për të trajtuar diasporën si pasuri kombëtare duke shprehur në fund përulje ndaj diasporës dhe ndihmës së saj në ndërtimin e Kosovës.
Vlerësim ndaj rolit të diasporës në etapa të ndryshme u tha edhe në panelin e dytë me temë angazhimi i diasporës 20|20 – Forcimi i bashkëpunimit. Një reflektim mbi të kaluarën, rrëfim mbi lobimin e shqiptarëve jashtë vendit, rezistencën dhe roli i diasporës sot u diskutuan përgjatë këtij paneli, ku folës ishin Avni Mustafaj, Edita Tahiri, Shenasi Rama, Afërdita Rakipi dhe Besnik Pula.
Ndërsa sa i përket përfaqësimit politik të diasporës, u theksua se mungon vullneti politik për të integruar diasporën në politkëbërjen ditore dhe shtetërore.
Në këtë panel u përmend edhe Projektligji për Diasporën dhe votimi i tyre në misionet diplomatike.
Sipas ish-deputetit Korab Sejdiu ajo çfarë ndodhi ishte se politikanët e pozitës vendosën që ta mbanin peng këtë projektligj ngase e dinin se nuk mund të kalkulonin në votat e diasporës. Ndërkohë, Pandeli Majko tha se marrëdhënia me diasporën po kthehet nga sasiore në cilësore. Liza Gashi, folëse në këtë panel theksoi se partitë politike nuk duhet të jenë prezente në diasporë por duhet të perfshijnë atë brenda programeve të veta. Mark Gjona, Këshilltar Bashkiak i Nju Jorkut njëherit kryetari i Këshillit Kombëtar të Diasporës (KKD) tha se shtetet shqiptare duhet të koordinohen për angazhimin e diasporës si një komunitet global dhe unik.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga Ylli shqiptar i Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, ka përfunduar si pjesë e formacionit më të mirë...
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?