Lajme

Gastronomët e Gjenevës protestojnë, kërkojnë rihapjen e lokaleve

Pjesëmarrësit në tubim kanë kërkuar rihapjen e menjëhershme të të gjitha bizneseve të hotelerisë dhe  gastronomisë që janë mbyllur që nga 2 nëntori

Rreth 600 veta kanë demonstruar në Plaine de Plainpalais në Gjenevë në pasditën e sotme, njofton srf.ch. Pjesëmarrësit në tubim kanë kërkuar rihapjen e menjëhershme të të gjitha bizneseve të hotelerisë dhe  gastronomisë që janë mbyllur që nga 2 nëntori me urdhër të autoriteteve, transmeton albinfo.ch.

Restorantet dhe hotelet e Gjenevës (SCRHG,  Société des cafétiers) kanë bërë thirrje për veprim.

Në një letër drejtuar autoriteteve, shoqata shkruan se masat për të mbyllur dyqanet nuk kanë treguar ndonjë ndikim sa i përket mbijetesës së virusit. Prandaj ajo ka bërë bëri thirrje për heqjen e menjëhershme të masave për të mbyllur të gjitha dyqanet.

Sipas Departamentit të Sigurisë, Punësimit dhe Shëndetit të kantonit, dyqanet dhe restorantet, si dhe klientët, rrezikojnë gjobë të rëndë në rast shkeljeje të masave. Që nga fillimi i bllokimit të dytë të pjesshëm në fillim të nëntorit,  janë sanksionuar 28 biznese.

Të mërkurën, qeveria e Gjenevës ka njoftuar për rihapjen e salloneve të flokëve dhe instituteve të bukurisë nga e shtuna, pëercjell albinfo.ch. Por, sipas vendimit të saj, dyqanet, kafenetë dhe restorantet jo-thelbësore duhet të presin.

Gjeneva është kantoni i vetëm ku dyqanet e vogla janë të mbyllura.