Kosova

Fyerjet degradojnë në përplasje fizike mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Është bërë e ditur se përplasje fizike ka pasur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës mes deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, përcjell albinfo.ch.

Kjo ka ardhur pas një debati të ashpër lidhur me çështjen e të pagjeturve.

Propozuesja e interpelancës, Saranda Bogujevci, derisa po fliste në foltore është përplasur me deputetin e LDK-së, Arben Gashi, pasi ky i fundit u dëgjua duke thënë se “duhet me të ardhë marre”.

Pas kësaj, Bogujevci ka reaguar duke iu drejtuar Gashit me ton të lartë.

“Për çka me m’ardhë mu marre? Ti mos ma përmend mua familjen, zotëri, se ti nuk ki të drejtë të flasësh për familjen time, rri aty ulu”.

Këtu ndërhyri nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, e cila kërkoi nga Gashi dhe deputetët e tjerë që të ulen në vendet e tyre.

Pas kësaj u dha një pauzë dhe seanca do të vazhdojë në orën 15:30.

https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/365493754727887/