Lajme

Zvicër: 52.7 milionë franga për programin e UNDP-së

52.7 milionë franga nga Zvicra, është një kontribut i rëndësishëm për tejkalimin e kësaj krize, tha qeveria

Qeveria do të mbështesë Programin e OKB-së për Zhvillim (UNDP) me 52.7 milionë franga vitin e ardhshëm.

Numri i njerëzve që jetojnë në varfëri ekstreme është rritur për herë të parë që nga viti 1998 si rezultat i pandemisë Covid-19, tha qeveria në një deklaratë të mërkurën. Sipas vlerësimeve të KB-së, 10.3 miliardë dollarë janë të nevojshëm për të përmbushur nevojat humanitare dhe ndikimin afatgjatë social, ekonomik dhe politik të Covid-19 në vendet më të varfra.

Banka Botërore vlerëson se pandemia mund të bëjë që deri në 115 milionë njerëz të bien përsëri në varfëri ekstreme.

52.7 milionë franga nga Zvicra, është një kontribut i rëndësishëm për tejkalimin e kësaj krize, tha qeveria, shkruan swissinfo.ch, përcjell albinfo.ch.