Lajme

Në këto dy rrugë, në Vjenë, mund të bëhet testi i koronavirusit falas

Testin e koronavirusit mund ta bëni në dy mënyra. Një aks rrugor është i posaçëm për ata që shkojnë me vetura, dhe një tjetër për këmbësorët të cilët duhet të presin në radhë

Edhe me parë kemi njoftuar se në Vjenë ekziston mundësia për të bërë falas testin e koronavirusit. Megjithatë, meqë çdo ditë lexuesit tanë kërkojnë të dinë më shumë, po japim edhe disa informata shtesë.

Në Vjenë ekzistojnë dy vende apo dy rrugë ku mund të bëhet testi falas i koronavirusit.

– Në stadiumin kryesor të Vjenës “Ernst Happel” dhe në:

-Donauinsel – Florisdorfer Brücke

Testin e koronavirusit mund ta bëni në dy mënyra. Një aks rrugor është i posaçëm për ata që shkojnë me vetura, dhe një tjetër për këmbësorët të cilët duhet të presin në radhë, njofton Albinfo Austria.

Testi i koronavirusit mund të bëhet çdo ditë të javës nga ora 06:00 deri në orën 21:00. Pavarësisht “bllokimit të hekurt” dhe afatit të kufizuar të ndërmarrë nga qeveria austriake, bërja e testit të koronavirusit është e lejuar edhe gjatë orës policore, sepse kjo konsiderohet si plotësim i nevojave themelore.

Në të dy vendet, testin mund ta bëjnë vetëm ata persona që jetojnë apo punojnë në Vjenë.

Gjithashtu testi falas u lejohet të bëhet vetëm personave që nuk kanë simptoma apo që kanë simptoma të lehta. Pra, është me rëndësi të theksohet se nëse shkoni për të bërë testin, nuk duhet të jeni me simptoma të virusit.

Në të dy këto vende, testi bëhet përmes fytit.

Rezultati i testit zgjat nga 3—5 ditë.