Tematike
Lëvizje për një jetë të shëndetshme
Në pleqëri, lëvizja e rregullt është e rëndësishme. Pa lëvizje fuqia e muskujve në pleqëri humb më shpejt. Shtohen shumë sëmundje. Nuk është kurrë vonë për të filluar me lëvizje
Sot shumë njerëz lëvizin pak. Për në punë dhe për të bërë pazarin, ne e marrim veturën. Ngjitemi me ashensor. Qëndrojmë pranë dritares. Qëndrojmë gjatë ulur. E në pleqëri, lëvizja e rregullt është e rëndësishme. Pa lëvizje fuqia e muskujve në pleqëri humb më shpejt. Shtohen shumë sëmundje. Nuk është kurrë vonë për të filluar me lëvizje.
Ndikimi i mirë i lëvizjes
Lëvizja ka ndikim pozitiv për shëndetin.
Diabeti, sëmundja e sheqerit: Nëpërmjet lëvizjes rritet harxhimi i energjisë. Pakësohet sheqeri në gjak. Metabolizmi është më i mirë.
Zemra dhe qarkullimi: Lëvizja e pakët e shton rrezikun e infarktit të zemrës. Me lëvizje të qëndrueshme, bie presioni i gjakut.
Depresioni, sëmundja mendore, mërzia e madhe: Lëvizja të bën të lumtur. Shpërben simptomet e stresit. Stimulon shpërndarjen e hormoneve të lumturisë. Shtendosja pas një lodhjeje është më e lehtë.
Reuma, sëmundja e dellit, e muskujve dhe e nyjave me dhimbje të shumta: Për reumën është sidomos e rëndësishme të lëvizësh shpesh dhe si duhet. Lëvizja i mban nyjat të buta dhe elastike. Muskujt e fortë ua pakësojnë barrën eshtrave dhe dellit.
Artroza, harxhimi i kërces në nyja: Gjatë lëvizjes pompohet ai lëngu i rëndësishëm nga kërcja. Ai i ushqen nyjat dhe i vajis ato. Një gjysmë ore para lëvizjes mund të marrësh një bar kundër dhimbjes.
Osteoporoza, shpërbërja e qelizave të eshtrave: Lëvizja e rregullt e nxit shkëmbimin e materieve në eshtra. Eshtrat e forta nuk thyhen lehtë.
Ta përfshish lëvizjen në përditshmëri
Për shembull, të shkosh përditë të blesh në këmbë, t’i marrësh rrugët më të gjata, t’i përdorësh shkallët, jo ashensorin, të bartësh ngarkesa, por duke e kursyer kurrizin, të planifikosh tri herë në javë stërvitje, gjithnjë në të njëjtën ditë dhe kohë.
Kaq lëvizje na duhet
Lëvizni e pakta dy orë e gjysmë në javë. Aktivitete ditore dhe stërvitje për dhjetë minuta pandërprerë, një gjysmë ore në ditë. Të ngelni sado pak pa frymë.
Lëvizje të llojeve të ndryshme
Lëvizja e forcon trupin në mënyrë të shumëllojshme. Fuqia na duhet për shembull për t’i bartur qeset e pazarit. Baraspesha dhe bashkërenditja janë të rëndësishme për t’i shmangur rrëzimet. Këmbëngulje kërkohet për t’u ngjitur shkallëve. Lëvizshmëria ndihmon për t’i veshur këpucët. Me stërvitje të ndryshme, ju mund t’i ushtroni të gjitha këto.
Këtë duhet patur parasysh
Para se të bëni stërvitje, ju këshillojmë një kontroll te mjeku i shtëpisë. Në rast se merrni barna, pyetni se çfarë duhet të kini parasysh. Lëvizja duhet të të krijojë kënaqësi. Filloni ngadalë me lëvizjen. Njëherë rriteni numrin e stërvitjeve lëvizëse. Vetëm atëherë edhe shpeshtësinë dhe intensitetin e stërvitjeve.
Oferta të ndryshme për lëvizje
Faqe të internetit: www.swissheart.ch/nc/de/news-anlaesse/news.html#7/21/0/0/
www.rheumaliga-shop.ch/ (Broshura me udhëzime për lëvizje)
www.prosenectute.ch/de/dienstleistungen/freizeit/bewegung-und-sport.html (Video)
Oferta lokale për lëvizje: nga Pro Senectute, Turnverein, Caritas, etj.
T’i shmangni rrëzimet
Çdo njeri me 65 e më tepër vjet rrëzohet e pakta një herë në vit.
Arsyet mund të jenë: duke u zgjuar natën, pa e ndezur dritën / nëpër tepihë, kabllo, ngatërrimi nëpër gjësendet që qëndrojnë vërdallë / baraspeshimi i keq / forca e pakët muskulare / vështirësitë me shikimin / mbathjet e papërshtatshme. Shumica e rrëzimeve ndodhin në dhomën e ndenjës, apo në dhomën e gjumit.
Çfarë mund të bëhet:
Tepihët të bëhen të parrëshqitshëm me një shtrojë mbrojtëse nga shkarja përfundi.
Të fiksohen skajet me shirit ngjitës përposh.
Te shkallët të përdoren shinat e parmakëve në mënyrë konsekuente.
Të fshihen menjëherë lëngjet e derdhura.
Të mbathen papuçe të qëndrueshme, të rrafshta. Të mos ecet me çorape.
Në vaskë dhe në dush të shtrohen qilimë për të mos rrëshqitur. Akoma më mirë të ngjiten në dysheme shirita që mbrojnë nga shkarja (Rheuma-Liga).
Të montohen doreza për t’u mbajtur në banjo (Rheuma-Liga).
Të montohen në lampa poçe LED me dritë të verdhë. Jo poçe kursyese. Në dhomën e gjumit eventualisht të tilla me sensor lëvizjeje.
Ku gjenden mjetet ndihmëse:
Hilfsmittel-Stelle, Sanitäts-Haus, Rheuma-Liga Hilfsmittel, Fach-Stelle für Seh-Behinderte, Suva
Parandalimi i rrëzimeve: Përshini shumë lëvizje në përditshmëri. Bëni stërvitje lëvizëse në shtëpi. Ndiqeni ndonjë trajnim kundër rrëzimeve.
Përshtatni syzet dhe mbathni këpucë që u qëndrojnë mirë dhe që janë të mbyllura. Kini parasysh kufijtë tuaj në amvisëri, në kohë të lirë dhe kur qarkulloni. Shmangiuni rreziqeve. Nëse keni nevojë, pranoni ndihmë.
Ia vlen të veproni për t’i shmangur rrëzimet!
Teksti: Ursula Mosimann, Pro Senectute
Faqja e internetit e Pro Senectute Schweiz: www.prosenectute.ch, Tel. 044 283 89 89
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun