Lajme

Kurz: Të bëhen teste masive për gjithë popullatën

Një ditë pasi u vendosën masat e “hekurta” në Austri, Kancelari Sebastian Kurz del me një plan të ri ndaj luftimit të koronavirusit.

Qeveria e Austrisë planifikon të bëj teste masive për një pjesë të madhe të popullsisë në Austri.

Kështu njoftoi kancelari, Sebastian Kurz të dielën në një intervistë për ORF. Sipas tij, model për këtë është Sllovakia, e cila testoi afro 5.5 milion banorë të saj gjatë dy javëve të fundit dhe vendosi në karantinë dhjetëra –mijëra njerëz të infektuar nga Covid – 19.

 

Realizimi i testeve është planifikuar të bëhet para daljes nga “bllokimi” i 6 dhjetorit. “Nga njëra anë, ne do t’i përdorim këto teste masive në grupe të caktuara, për shembull me mësues, por edhe me grupe të tjera, në mënyrë që të jemi në gjendje që të dalim me rezultate konkrete dhe të heqim masat e “hekurta” me datën 7 dhjetor.”, ka thënë Kurz, përcjell Albinfo Austria.