Lajme
Masat e reja në Austri ndaj Covid -19 – çfarë lejohet e çfarë jo?
Qëllimi i këtyre masave është të zvogëlohet numri i infeksioneve deri në 6 dhjetor në mënyrë që kufizimet të hiqen më pas dhe biznesi i Krishtlindjes të bëhet i mundur
Për shkak të rritjes së shpejtë dhe të jashtëzakonshme të numrit të infeksioneve në javët e fundit, qeveria beson se tani nuk ka rrugëdalje tjetër: Kështu që, Austria nga dita e martë (17 nëntor) hyn në një “bllokim” të dytë.
Qëllimi i këtyre masave është të zvogëlohet numri i infeksioneve deri në 6 dhjetor në mënyrë që kufizimet të hiqen më pas dhe biznesi i Krishtlindjes të bëhet i mundur, shkruan heute.at.
Në vijim sjellim detajet e masave të cilat i transmeton Albinfo Austria.
- Kufizimi i daljes – 24 orë
Prej afro dy javësh ishte në fuqi masa e kufizimit të daljes nga shtëpia. Nga ora 20:00 deri në orën 06.00 ishte e ndaluar dalja përveç rasteve me arsye. Nga dita e martë kufizimi i daljes do të bëhet 24 orë, me disa përjashtime. Padyshim ky është rregulli më i vështirë dhe më i diskutueshëm sepse është një prej të drejtave themelore të qytetarëve.
Ndalimi i kontaktit me persona të tjerë do të hynë po ashtu në fuqi. Më së shumti keni të drejtë të takoni vetëm një person nga një familje e huaj.
Qytetarët kanë të drejtë të dalin nga shtëpia, vetëm për këto arsye:
-Në rast të rrezikut të jetës, gjymtyrëve apo pasurisë (Djegie e banesës, shtëpisë apo diç tjetër).
-Të kujdeset dhe të sigurojë ndihmë për njerëzit që kanë nevojë për mbështetje, si dhe për të ushtruar të drejtat e familjes dhe për të përmbushur detyrimet familjare.
– Të mbulojë nevojat themelore të jetës së përditshme.
-Për qëllime profesionale, nëse puna dhe profesioni i juaj është i nevojshëm dhe nuk mund të bëhet nga shtëpia.
-Të qëndrosh jashtë për relaksim fizik dhe mendor.
- Bizneset tregtare mbyllen
Qendrat tregtare dhe të gjitha dyqanet do të mbyllen përsëri si në muajin mars.
Lejohet të punojnë vetëm: Supermarketët, barnatoret, pompat e benzinës, trafikat, dyqanet e kafshëve, bankat si dhe garazhet e automjeteve dhe biçikletave.
- Vendet e kulturës dhe kohës së lirë do të mbyllen
Vendet për rekreacion dhe kohë të lirë nuk do të funksionojnë, për shembull: Parqet për dëfrim, pishinat e mbyllura, shkollat e vallëzimit, lokalet e basteve, kazinotë, etj. Por edhe i gjithë sektori i kulturës: muzetë, sallat e koncerteve, kinematë, teatrot, parqet e kafshëve, kopshtet zoologjike etj.
- Mbajta e maskës e detyrueshme edhe në automjete
Në vetura lejohen të transportohen katër persona, nga dy persona për çdo rresht. Përveç kësaj është e obliguar edhe bartja e maskës për secilin person.
- Vizitat në shtëpitë e të moshuarve vetëm një herë në javë
Personat më të prekur nga koronavirusi dhe që konsiderohen me rrezikshmëri të lartë, janë të moshuarit. Vizitat në shtëpitë e të moshuarve (Alten und Pflegenheimen) do të reduktohen prej maksimumi një person në një herë në javë. Ai duhet të këtë maskën mbrojtëse dhe një vërtetim të testit negativ.
6. Ndalim i vizitave në spitale
Gjatë gjithë këtyre masave nuk lejohen vizitat në spitale. Përjashtim bëhet: Shoqërimi i personave që janë në gjendje të vështirë shëndetësore, vizitat e fëmijëve si dhe e lejuar është vizita shoqëruese e partnerit/ bashkëshortit për gratë shtatzëna.
7. Gastronomia
Bizneset e hotelerisë dhe akomodimit vazhdojnë të mbeten të mbyllura. Lejohen shërbimet e dërgimit (Liferservices) dhe marrja e ushqimit apo pijeve me vete. Kjo është e mundur vetëm prej orës 06.00 të mëngjesit dhe deri në orën 19.00 të mbrëmjes. Në hotele mund të qëndroni dhe të kaloni natën vetëm për arsye profesionale.
- Edhe shkollat do të mbyllen
Lejimi apo moslejimi i procesit mësimor, ishte një nga debatet më të ashpra deri në fund. Megjithëse ekspertet e shumtë ishin kundër mbylljes së shkollave, kancelari Sebastian Kurz mbetet i vendosur për t’i mbyllur. Nga java e ardhshme mësimi do të bëhet nga shtëpia në sistemin mësim nga distanca. Sidoqoftë, ekzistojnë mundësitë për kujdesin e fëmijëve. Pra, prindërit që e kanë të detyruar të shkojnë në punë, do të kenë mundësinë t’i dërgojnë fëmijët në vendet e caktuara për kujdesje.
- Mjediset sportive do të mbyllen
Palestrat dhe fushat e sportit por edhe vendet për atletë siç janë pistat për vrapim do të mbyllen. Lejohen vetëm sportet profesioniste, por pa shikues.
- Ndalohen edhe gazmendet familjare
Festimet familjare (dasmat, ditëlindjet etj), me njerëz nga familje të tjera janë të ndaluara. Një martesë në zyrën e regjistrimit është e mundur vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Varrimet mund të bëhen me maksimumin 50 persona.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert