Lajme
Optimizëm në Gjenevë: “Të paktën situata nuk po keqësohet më”
Megjithatë, 400 veta, ose një e dhjeta e të gjithë banorëve të shtëpive të të moshuarve në kanton, kanë rezultuar me Covid-19
Në kantonin e Gjenevës, autoritetet shëndetësore janë duke parë shenja të stabilizimit të pandemisë së koronavirusit.
“Të paktën situata nuk po përkeqësohet më” ka thënë drejtori i përgjithshëm i shëndetësisë, Adrien Bron, të premten para mediave, shkruan sda.ch.
Por, megjithatë ndodhemi para sfidave. Sepse me 629 pacientë Covid-19 të shtruar në Spitalin Universitar HUG dhe klinikat e tjera, situata është shumë e tensionuar, ka vazhduar Bron.
Sipas autoriteteve, megjithatë, situata në shtëpitë e pleqve është shqetësuese, transmeton albinfo.ch. Atje, rastet e Covid-19 kanë shpërthyer në kuptimin e drejtpërdrejtë të kësaj fjale, në dy javët e fundit.
400 veta, ose një e dhjeta e të gjithë banorëve të shtëpive të të moshuarve në kanton, kanë rezultuar me Covid-19.
Në disa shtëpi, madje janë më shumë se 40 për qind të banorëve që kanë marrë virusin, përcjell albinfo.ch. Institucionet raportojnë më shumë se dhjetë vdekje për çdo javë. Megjithatë, kantoni i Gjenevës nuk dëshiron të kufizojë vizitat në shtëpitë e të moshuarve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër Konsulli i Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha: Roli i komuniteteve fetare në ruajtjen e gjuhës dhe...
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
Jeta në Zvicër
-
5 miliardë franga projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane A do të votojë Zvicra për të zgjeruar autostradat e saj?...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët