Kosova
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid në Kosovë
Është bërë e ditur se nga sot, në orën 18:00, janë në fuqi masat e reja të Qeverisë së Kosovës lidhur me Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Lëvizja e qytetarëve është e përcaktuar sipas numrit të të infektuarve në 7 ditët e fundit në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.
Në zonën e kuqe bëjnë pjesë komunat me rrezik të lartë, me mbi 151 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë 9 komuna si:
Komuna e Prishtinës, Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës dhe Pejës dhe Ferizaj.
Në zonën e verdhë bëjnë pjesë komunat me rrezik të mesëm me 76 deri me 150 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat (19) në vijim:
Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Vushtrria, Leposavic, Deçan, Klinë, Drenas, Prizren, Hani i Elezit, Suhareka, Lipjani, Graçanica, Novobërda, Kamenica, Ranillugu, Parteshi, Vitia dhe Kaqaniku dhe Kllokoti.
Në zonën e gjelbër bëjnë pjesë komunat (10) me rrezik të ulët, me 1 deri në 75 të infektuar në 100.000 banorë brenda javës dhe janë komunat si në vijim:
Malisheva, Mamusha, Dragashi, Shtërpca, Rahoveci, Juniku, Skenderaj, Istogu, Zubin Potoku dhe Zveçani.
E-Diaspora
-
Kurti: Pa diasporën, Kosova nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin Kurti nga Parisi: Pa kontributin e diasporës vendi ynë nuk do ta gëzonte lirinë dhe zhvillimin...
-
Debat me kryeministrin Kurti në Universitetin e St. Gallenit
-
SHBA: Oficeri i FSK-së diplomon në Inxhinieri Ushtarake
-
Piktori Haxhi Fejzullahi hap ekspozitë personale në Graz
-
Itali: “Yjet e së ardhmes”, filmi më i mirë ndërkombëtar në festivalin ‘Castelli Romani’
Jeta në Zvicër
-
Inteligjenca artificiale mund të ndihmojë në zbulimin e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve Studiuesit në Universitetin e Cyrihut kanë përdorur inteligjencën artificiale për të zbuluar për herë të parë...
-
Cyrihu vs Gjeneva: Cili është qyteti më ‘zviceran’?
-
Gatishmëria e ulët në Zvicër për të paguar transport “të pastër”
-
FDP: Zvicra të deportojë azilkërkuesit në Shqipëri, sipas modelit italian
-
Operatorët zviceranë të skive janë optimistë pavarësisht reshjeve më të pakta të borës