Futboll

Klubi gjerman e kërkon Mustafin

Qendërmbrojtësi shqiptar pritet të largohet nga Arsenali në fund të sezonit si transfer i lirë

Eksperienca e Shkodran Mustafit në Arsenal po shkon drejt fundit.

Qendërmbrojtësi shqiptar po e kalon vitin e fundit të kontratës me “Gunners” dhe palët nuk planifikojnë ta vazhdojnë atë.

Prandaj, përfaqësuesi gjerman mund të largohet verën e ardhshme nga Londra si lojtar i lirë.

Sipas mediumit gjerman “Sport1”, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut pritet të rikthehet në Bundesligë për sezonin e ardhshëm.

28 vjeçari pëlqehet nga klubi gjerman, Eintracht Frankfurt.

Edhe vetë ish-futbollisti i Evertonit, Sampdorias e Valencias e ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Gjermani.