Kosova

Selimi: Luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me NATO-n

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe kundër Serbisë okupatore.

Selimi ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. “Secili që ka dyshime, do të bindet që as unë, e as UÇK nuk kemi të bëjmë me krime, e as me ndërmarrje kriminale, siç cilësohemi. Po kam luftuar kundër Serbisë okupatore, kundër Serbisë që i ka sjellë gjëra të këqija vendimit tim. Vrasje, shfarosje ka bërë Serbia. Unë e kam bërë detyrën time. Luftën për liri e kam nisur me Adem Jasharin dhe e kemi përfunduar me NATO-n. E kam për detyrë dhe nder të jem në anën e UÇK-së dhe aleatëve tanë. Drejtësia duhet të jetë qëllimi i të gjithë neve”, tha ai gjatë paraqitjes së tij para Dhomave të Specializuara.