Kosova

Nis paraqitja e parë e Rexhep Selimit para Gjykatës Speciale

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, është paraqitur për herë të parë në Gjykatën Speciale.

Ai, bashkë me tre ish-krerët e tjerë të UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e përndjekje.

Aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Kujtojmë se dje në seancë është paraqitur edhe ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i cili u vetëdeklarua i pafajshëm për aktakuzat që e rëndojnë.

Të pafajshëm janë deklaruar edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi.