Kosova

Rexhep Selimi, sot para Gjykatës Speciale

Në orën 11:00 do të jetë paraqitja e parë e Rexhep Selimit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se aktakuza kundër Rexhep Selimit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 5 nëntor 2020 dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Po ashtu aktakuza e ngarkon Rexhep Selimin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Rexhep Selimit do të mbahet në seancë publike./Albinfo.ch