Lajme
Si po mbështeten pronarët e bizneseve gjatë pandemisë në Austri
Ekonomia austriake dhe në veçanti gastronomia është goditur rëndë nga pandemia.
Ja se si qeveria po planifikon të mbështesë pronarët e bizneseve në vështirësi.
Nga ora 14:00 pasdites së premte, me 6 nëntor, pronarët e bizneseve në sektorët e gastronomisë do të jenë në gjendje të kenë mundësi financimi nga qeveria austriake. Paratë do të vihen në dispozicion të bizneseve të prekura nga mbyllja, shkruan albinfo.at
Sipas planit, ndërmarrjeve do t’u rimbursohen 80 përqind të shitjeve të tyre. Shuma që ata do të paguhen do të përcaktohet duke iu referuar shitjeve të bëra në nëntor të vitit 2019.
Ministri i Financave, Gernot Blümel tha se qeveria do të bën llogaritjen bazuar në shumën përkatëse të paraqitur në dokumentet e taksave nga viti i kaluar.
‘Jashtëzakonisht e favorshme’
Media austriake e ka quajtur planin “jashtëzakonisht të favorshëm” për pronarët e bizneseve sepse shumë shpenzime të tjera që lidhen me pagat e personelit gjithashtu do të paguhen nga qeveria sipas skemës së kompensimit AMS.
Kostoja e skemës pritet të jetë ndërmjet 1.5 dhe dy miliardë euro në nëntor. E rëndësishme është që paratë janë në dispozicion jo vetëm për bizneset që janë detyruar të mbyllen si rezultat i masave. Bizneset e tjera, si restorantet të cilat tani veprojnë vetëm për ‘marrje me vete’ – gjithashtu mund të kenë qasje në financim.
Shoqata Austriake e Hoteleve e mirëpriti financimin, duke thënë se vendimi “i duhur dhe i rëndësishëm” do të “shpëtojë” shumë biznese. Aktualisht, skema është në fuqi vetëm deri në fund të nëntorit, përcjell tutje albinfo.at
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Frankfurt: Agnesa Kolica, fituese e “Çmimit për Integrim” Ky çmim është një shembull i shkëlqyer për diasporën tonë...
-
Gjermani: Festohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Një yll në ngritje: Fiona, sopranoja e verbër, me zë brilant
-
Londër: Shënohet 112-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë
-
Pesë gjeodetë nga Kosova magjistrojnë në Vjenë
Jeta në Zvicër
-
Gjermania lëviz për ta bërë jetën më të lirë për blerësit nga Zvicra Ndërsa rregullat e reja zvicerane do t'i bëjnë blerjet ndërkufitare më pak fitimprurëse për njerëzit nga...
-
I kanë marrë priftit 300 mijë franga, me mashtrim: Dënohen dy kosovarë
-
Zvicër: Më shumë fuqi vjen nga dielli
-
Nesër, në Cyrih, protestë e heshtur kundër paraqitjes së Vuqiçit në Zvicër
-
Realizimi i pagës minimale të planifikuar në Cyrih ballafaqohet me pengesa