Futboll

Berisha: Po të bëheshim një ekip Kosova dhe Shqipëria, do të na kishte frikë e gjithë Evropa

Etrit Berisha ka folur për përballjen ndaj Kosovës, që zhvillohet nesër në Elbasan

Gardiani i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ka folur para ndeshjes miqësore ndaj Kosovës, që zhvillohet të mërkurën në Elbasan.

“Atmosfera është gjithmonë e mirë. Kemi një kohë të gjatë bashkë, kemi filluar përgatitjet. Është i gjithë ekipi këtu. Me siguri, ajo me Kosovën do të jetë një ndeshje e mirë, është dhe pak e vështirë sepse kemi dy ndeshje të rëndësishme. Fokusi jonë do të jetë në ato dy ndeshje”, është shprehur Berisha në konferencën për media.

Ai folir për përballjen me Kosovën. “Meqë është miqësore apo vëllazërore, do të jetë takim i qetë. Po të kishim luajtur për kualifikim, që besoj do të ndodhë, për ne do të ishte e vështirë, sepse e di që është vendi im Kosova si dhe Shqipëria. Kam shkuar këtu me bindjen t’i përfaqësoj të gjithë shqiptarët dhe ishalla bëhet një ekip kombëtar. Po të bëheshim një ekip, do të na kishte frikë e gjithë Evropa. Jemi në një moment të vështirë, duhet ta luajmë këtë ndeshje si vëllazërore”, shtoi tutje Etriti.

A ka ndonjë futbollist që ju tremb te Kosova? “Nuk kam prej askujt frikë. Kosova luan shumë mirë, ka individë që duan të luajnë shumë me topin, nuk duhet të përqendrohemi vetëm te një lojtar, por te shumë individë”, deklaroi ndër të tjera portieri kuqezi.