Bota
Akuzat për mashtrim në zgjedhje, fillojnë hetimet në SHBA
Beteja ligjore, sipas zëdhënëses së tij Kaleyigh McEnany sapo ka filluar
Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, William Barr lejoi nisjen e një hetimi mbi pretendimet për parregullsi në zgjedhjet presidenciale, lëvizje kjo që nxiti një zyrtar të lartë të departamentit të Drejtësisë të japë dorëheqjen.
Barr theksoi se verifikimet do të bëhen vetëm për pretendime që duken bindëse. Të tilla hetime normalisht duhen ndërmarrë nga secili shtet më vete, por për prokurorin e përgjithshëm ky nuk është një rregull i detyrueshëm.
Një ditë më parë, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden nisi punën me njoftimin e task forcës së tij kundër Covid-19, një grup i përbërë nga mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, duke treguar kështu se synon të adoptojë një qasje të mbështetur te shkenca në përpjekjet për ta vënë në fre pandeminë, të cilët e konsideron prioritetin e vet.
Por kjo ndodh në kohën kur presidenti republikan Donald Trump ende nuk e ka pranuar humbjen, transmeton TCH, përcjell albinfo.ch.
Beteja ligjore, sipas zëdhënëses së tij Kaleyigh McEnany sapo ka filluar.
“Zgjedhjet nuk kanë përfunduar ende”, tha ajo në një konferencë për shtyp, ku lëshoi një sërë akuzash për manipulime pa dhënë sërish prova të një mashtrimi sistemATIK, i cili të mund të ketë ndikuar rezultatin.
CbsNews thotë se edhe ekipi i Bidenit po merr në konsideratë veprimet ligjore nëse Trump vazhdon të bllokojë kalimin e pushtetit.
Reporterët e Shtëpisë së Bardhë thonë se pavarësisht kundërshtimeve të tij, Donald Trump pritet që ta lërë zyrën në janar dhe se ka ndërmend të kandidojë sërish për president në vitin 2024.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit Nëntë efektivë të ushtrisë zvicerane u lënduan në një aksident ...
-
Bora e parë shkakton rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë