Lajme
Udhëheqja e LAPSH pritet nga Ambasadori i Kosovës në Bernë
Vizitë e përfaqësuesve të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë «Naim Frashëri» Zvicër në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë
Sot, më 9 nëntor ’20, në ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë, nga ambasadori i sapoemëruar z. Sami Ukelli, u prit një ekip i kryesisë së LAPSH «N. Frashëri» Zvicër, në krye me Nexhat Malokun, kryetar, bëhet e ditur në një njoftim për media të dërguar nga LAPSH.
Ambasadori, z. Sami Ukelli, u uroi mirëseardhje përfaqësuesve të LAPSH-së, të cilëve u shprehu mirënjohjen për punën e deritanishme 30-vjeçare dhe theksoi se ambasada e Republikës së Kosovës do të jetë gjithnjë në mbështetje të Shkollës shqipe të mësimit plotësues në Zvicër.
Ekipi i kryesisë së LAPSH-së, i cili përpos kryetarit Nexhat Maloku, përfaqësohej edhe nga mësuesja Saime Isufi, kryetare e Këshillit Kantonal të Bernës, mësuesi Naser Ulaj, kryetar i Këshillit Kantonal të Cyrihut dhe nga Gafur Asani, kryetar i Këshillit Kantonal të Glarusit, e informoi ambasadorin z. Ukelli për punën që po bën LAPSH në fushën e organizimit dhe të udhëheqjes së mësimit plotësues në Gjuhën shqipe në 16 kantonet ku aktualisht mbahet ky mësim.
Në këtë takim u diskutuan edhe pika të ndryshme të cilat kishin të bëjnë me mbarëvajtjen sa më të mirë të mësimit në Gjuhën shqipe si dhe u shtjelluan mendime e ide për sensibilizimin e prindërve shqiptarë për t’i dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues në Gjuhën shqipe, ngase aty fëmijët dhe të rinjtë e të rejat jo vetëm që i zgjerojnë njohuritë e tyre nga gjuha, historia, gjeografia e kultura shqiptare, por edhe edukohen në frymën e shëndoshë të identitetit kombëtar dhe të atij evropian.
Takimi u përmbyll me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit mes ambasadës dhe LAPSH-së, ngase çështja e arsimimit dhe edukimit të brezit të ri që po rritet në Zvicër është i një rëndësie të veçantë për tërë komunitetin shqiptar në Zvicër, përfundon njoftimi i LAPSH “Naim Frashëri”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha