Kinema
Filmi shqiptar “Open door” vlerësohet me dy çmime në Festivalin Europian të Filmit
Në festivalin e 21-të të Filmit Europian, që u zhvillua në Leçe të Italisë, produksioni shqiptar “Open door” me regji nga Florenc Papas dhe me portagoniste Luli Bitri dhe Jonida Vokshi rrëmbeu dy çmime, Cineuropa dhe çmimin e publikut.
Në festivalin e 21-të të Filmit Europian që u zhvillua në Leçe të Italisë, nga 31 tetori deri në 7 nëntor, Shqipëria u prezantua nga katër projekte kinematografike.
“Delegacioni” nga Bujar Alimani, “Dita zë fill” i Gentian Koçit dhe “Portret i pambaruar” i Namik Ajazit u shfaqën si në këtë festival si pjesë e seksionit ballkanik.
Katër projeksionet shqiptare kishin një rëndësi të madhe në këtë festival, pasi pasqyronin realitetin ballkanik. Kjo ishte edhe arsyeja që juria e festivalit përzgjodhi katër filma shqiptarë pasi kanë ardhur si materiale, të cilat përfaqësonin të gjithë këtë rajon dhe problematikat me të cilat qytetarët përballen.
Filmi “Open Door” këtë vit përfaqëson Shqipërinë në njërin nga festivalet më të mëdha të globit, sikurse është “Oscars”/ATSH
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha