Intervista

Çifti shqiptar nga Cyrihu që po ‘pushton’ Instagramin

U takuan në Kosovë para gjashtë viteve e përmes rrjeteve sociale nisën lidhjen e tyre që më vonë e kurorëzuan me martesë

Njomza dhe Rinori zhvillojnë jetën e tyre në Cyrih të Zvicrës. Përditshmërinë e tyre e shfaqin në rrjetet sociale, ku ndiqen nga një numër i madh i njerëzve. Numri i ndjekësve u rrit sidomos gjatë periudhës së karantinës. Mirëpo, si e arritën famën?

Këtë famë e kemi arritur vetëm nga përkrahja e ndjekësve (të cilët i quajmë me dëshirë `shoqni`) dhe me dëshirën e madhe që të njihemi me njerëzit dhe tu tregojmë se kush jemi ne dhe çfarë bëjmë, duke u munduar gjithmonë të postojmë gjëra të mira, dhe të bukura që njerëzve u interesojnë”, thotë Rinori.

Njomza dhe Rinori kanë edhe kanalin e tyre në YouTube, ku ata postojnë video shqip, gjë që për ta ka rezultuar me mjaft sukses.

Nuk është aq e lehtë sa duket…

Duke e pasur këtë famë në rrjete sociale, mund të supozohet që menaxhimi i llogarisë së  Instagramit e Youtube-s kërkon kohë dhe përkushtim.

Shumë njerëz mendojnë se është një punë e lehtë, por nuk është ashtu sepse të merr një pjesë të madhe të kohës dhe të jetës. Por nga dëshira dhe vullneti i madh që kemi për këto gjëra arrijmë ta menaxhojmë shumë mirë, duke bërë gjithmonë më të mirën për ata që na duan”, thekson Njomza.

Ata thonë se marrin mesazhe vazhdimisht, jo vetëm të mira por edhe të këqija, mirëpo  prapë vazhdojnë rrugëtimin e tyre. Duke qenë mjaft të njohur si çift, ata së fundmi kanë marrë pjesë në një videoklip të një këngëtari shqiptar.

 

Së  bashku në një videoklip

Kemi marrë pjesë në videoklipin e këngës Gent ft. Belah – Fly dhe ka shkuar shumë mirë. Ftesa ka ardhur direkt nga këngëtari shqiptar Genti, i cili jeton në Gjermani dhe sigurisht kjo na ka bërë të ndihemi mirë e na ka dhënë kurajë”, njofton çifti.

Ata pretendojnë të vazhdojnë duke sjellë momente e video për ndjekësit e tyre, e po ashtu kanë një mesazh për ta.

Dëshirojmë t’i falënderojmë ndjekësit për secilën përkrahje, kjo është motiv për ne dhe është arsyeja pse kemi ardhur deri këtu. Mos harroni qe ju duam shumë”, përfundoi çifti.

Nuk është vetëm Njomza dhe Rinori, ka edhe plot çifte të tjera shqiptare që po arrijnë famë përmes rrjeteve sociale, duke i bërë për vete ndjekësit e tyre.