Lajme

Kurz, nderon me medalje të artë dy policët që e eliminuan sulmin terrorist

Është bërë e ditur se kryeministri austriak ka dekoruar me “Medaljen e Artë të Meritave” dy policët që e eliminuan sulmuesin gjatë sulmit terrorist të së hënës në Vjenë, transmeton albinfo.ch.

“Me veprimet e tyre të guximshme dhe me përkushtim me jetën e tyre, këta dy zyrtarë policorë e eliminuan vrasësin gjatë sulmit të së hënës, duke e prandaluar më të keqen”, ka shkruar Kurz.

Po ashtu ai ka njoftuar se medaljet policëve ua ka ndarë dje (të enjten) dhe policët e dekoruar janë pjesëtarë të forcave speciale “WEGA”.

“Dje, i falënderova dy zyrtatët e WEGA-s për tërë forcat emergjente dhe i shpërbleva ata me Shenjën e Artë të Meritave të Republikës së Austrisë”, shkroi kryeministri Kurz.

Duhet theksuar se në fotografinë e publikuar në llogarinë e kryeministrit, dy policët e dekoruar janë me maska dhe nuk mund të identifikohen.

Kujtojmë se gjatë sulmit të tmerrshëm të së hënës në Vjenë, katër persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën. Sulmuesi, me prejardhje shqiptare, me prindër nga Maqedonia Veriore, i identifikuar si Kujtim Fejzulai, 20 vjeç, u vra nga policia.

Ai kishte shtetësi austriake dhe maqedonase, ndërsa më parë ishte arrestuar pasi ishte përpjekur të merrte pjesë në luftën në Siri si pjesë e ISIS-it. /Albinfo.ch

Postimi i plotë: