Kosova
Edhe mediat gjermane i kushtuan vëmendje dorëheqjes së Thaçit
Ngjarjet e fundit në Kosovë, kanë fituar vëmendje edhe nga mediat gjermane, ku shumë gazeta kanë shkruar për Eulex-in dhe dorëheqjen e ish-presidentit, Thaçi, përcjell albinfo.ch.
Gazetat gjermane në njëra anë vlerësojnë gatishmërin për bashkëpunim me drejtësinë nga ana tjetër theksohet, në Kosovë në lidhje me UÇK-në, ka sunduar një klimë e frikës.
Në një analizë të gazetës gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung të premten (06.11.) theksohet se megjithëse, zgjati me dekada, Hashim Thaçi, që deri të enjten ishte president i Kosovës vërtet duhet të përgjigjet për krime lufte para drejtësisë.
“Ky është një lajm i mirë, edhe pse sigurisht për Thaçin vlen prezumimi i pafajësisë si për këdo të akuzuar tjetër”.
FAZ e përshëndet hetimin e rolit të UÇK-së në vitet 90-të. “Megjithë qartësinë për rolet e ndara në vitet 90-të – Serbia ishte agresori që shtypte shqiptarët e Kosovës- ishte e shqetësuese që krimet e rebelëve të UÇK-së, që padyshim ka pasur, mbetën për një kohë kaq të gjatë pa u ndëshkuar”.
FAZ vlerëson se Thaçi u tregua kooperativ nuk e shau gjykatën. “Nga Beogradi jemi mësuar me një sjellje tjetër të të akuzuarve”.
Edhe gazeta gjermane “Süddeusche Zeitung” i kushton vëmendje dorëheqjes së Hashim Thaçit dhe largimit të tij në Hagë.
“Tanimë Hashim Thaçin që në luftë vepronte me pseudonomin ‘Gjarpri’ e kap e shkuara e tij. Një Gjykatë Speciale me seli në Hagë konfirmoi akuzën kundër tij për krime lufte. E ditur ajo u bë që në qershor. Atëherë Thaçi premtoi, se do të dorëzojë postin, nëse gjykata e konfirmon akuzën. Të enjten 52 vjeçari u dorëhoq si kreu i shtetit, pasdite me një avion të posaçëm ai u dërgua nga Prishtina në Hagë. […]Thaçi ka luajtur gjithmonë një lojë të dyfishtë: Hapur ai mbështeste punën e drejtësisë, në prapaskenë ai përpiqej me ndihmën e parlamentit të zhbënte Gjykatën Speciale. Dëshmitarë të mundur ai i qetësonte me poste apo nderime. Nga perëndimi ai u mor me të mirë për një kohë të gjatë. Thaçi në vitet e shkuara si një partner i besueshëm donte të bëhej i pazëvendësueshëm”, shkruan gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”.
Kurse gazeta gjermane “tageszeitung” nënvizon se, pas konfirmimit të aktakuzës, presidenti Thaçi largohet nga posti. “Thaçi ka theksuar deri më tani pafajësinë e tij. Nuk ka asnjë provë, që ai e ka shkelur ligjin, tha ai. Edhe këshilltari i tij, Ardian Arifaj tregohet optimist. ‘Në rastin e akuzave për tregti me organet pas fajësimeve të juristit zviceran dhe raportuesit për Këshillin e Evropës, Dick Marty në vitin 2010 ka pasur hetime intensive të institucioneve ndërkombëtare. Të gjithë nuk mund të gjenin asnjë provë për fajësimet’, tha ai të enjten për taz.”
Ndërsa gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi jep dorëheqjen” nënvizon se lufta e Hashim Thaçit kundër Gjykatës së Posaçme zgjati më shumë se 5 vjet. Qëllimin e tij për t’i shpëtuar një procesi gjyqësor mbi rolin e tij në luftën për pavarësi të Kosovës, presidenti i shtetit më të ri të Evropës nuk e arriti.”
Në një analizë tjetër po të së premtes me titullin “Rënia e madhe”, gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se 12 vite pasi Hashim Thaçi shpalli me ceremoni pavarësinë e Kosovës, ai do të përgjigjet për krime lufte para gjykatës. /DW/
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha