Kosova
Pamje nga bastisja që po kryen EULEX-i në shtëpinë e Thaçit dhe Veselit
Është bërë e ditur se zyrtarë të EULEX-it, bashkë me pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë duke vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike (PDK), Kadri Veseli, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se bastisja në shtëpinë e Thaçit vjen një ditë pas konfirmimit të aktakuzës ndaj tij nga Gjykata Speciale.
Ndryshe, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë bërë publike aktakuzën për krime lufte kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Më 5 nëntor, Thaçi, Veseli dhe Selimi u transferuan në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara me seli në Hagë. Ndërkaq, Krasniqi u transferua atje një ditë më parë, më 4 nëntor.
Kjo aktakuzë, prej 68 faqesh, që është e redaktuar, është konfirmuar më 26 tetor 2020, thanë Dhomat e Specializuara.
Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
Dy ditë më herët Eulex bastisi dhe banesën e ish-kreut të Kuvendit Jakup Krasniqi, ku vetë ky i fundit është marrë në pyetje në një dhomë të izoluar nga familjarët.
Edhe pse veprat për të cilat ish-zinxhiri komandues i UÇK-së akuzohet se kanë kryer, janë më shumë se 20 vjet të shkuara, kjo nuk e ka penguar EULEX-in të japë një show të panevojshëm në kontrollet e banesave, duke terrorizuar dhe familjarët e këtyre zyrtarëve të lartë në Kosovë.
Dhomat e Specializuara në Hagë konfirmuan aktakuzën për krime lufte kundër Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, ndërsa ata ndodhen në paraburgimin e Hagës aktualisht.
Veprat që rëndojnë mbi ta kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera ç’njerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.
Hashim Thaçi dha dorëheqjen ditën e djeshme pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata e Hagës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e Shoqatës “Bashkimi Uster” kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor