Futboll

Gjermani: Aksident tragjik, vdes futbollisti 20-vjeçar nga Kosova

Mediat gjermane bëjnë të ditur se futbollisti 20-vjeçar nga Kosova, Jetlir Hasani, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në trafik. Këtë e ka konfirmuar klubi gjerman, ku edhe u paraqit deri më tani, VfL- Ulm 1905 Fußball, përcjell GazetaBlic.

Përmes rrjeteve sociale, skuadra nga Gjermania u shprehu ngushëllime më të sinqerta familjes dhe miqve, ndërsa lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe familja e të ndjerit.

“Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri ynë Jetlir Hasani”, thuhet mes tjerash në njoftimin mortor.

 

Varrimi i të ndjerit bëhet më  05.11.2020 (e enjte) në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan.

Ndërkohë, e pamja mbahet në lagjen Tophane në Prishtinë, në rrugën “Pjetër Bogdani”.