Maqedonia
Gjermania mbështet Maqedoninë, Bullgaria mund ta bllokojë
Janë duke u bërë përpjekjet e fundit për të bindur Bullgarinë të mos e bllokojë procesin e intergrimit evropian për Maqedoninë e Veriut.
Së fundmi, Gjermania ka nisur mbrëmë përpjekjen e fundit për të bindur Sofjen që të mos bllokojë më 10 nëntor vendimin për mbajtjen në dhjetor të konferencës se parë ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut, përcjell albinfo.ch.
Duhet theksuar se me ftesë urgjente të ministrit të Jashtëm, Heiko Maas dhe atij për çështje evropiane, Michael Roth, drejt Berlinit u nisën ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva dhe nga Shkupi ministrat Bujar Osmani dhe Niloka Dimitrov. Sipas burimeve diplomatike, Gjermania këmbëngul që Bullgaria dhe Maqedonia Veriore të zgjidhin mosmarrëveshjet e tilla në mënyrë bilaterale dhe të mos i përfshijnë ato në kornizën e negociatave.
Një bisedë telefonike u zhvillua në mëngjes mes presidentëve gjermanë dhe maqedonas Frank-Walter Steinmeier dhe Stevo Pendarovski.
Kërkohet një kompromis në dy pika kryesore: gjuha maqedonase, të cilën Bullgaria nuk e njeh dhe këmbëngul të emërohet si “gjuha zyrtare sipas Kushtetutës të Maqedonisë së Veriut” në dokumentet e BE-së. Sofja dëshiron që maqedonasit të pranojnë se ata ishin në fakt bullgarë dhe flisnin bullgarisht para se të bëheshin një komb i pavarur përmes një procesi sipas tyre të falsifikimit te historisë.
Gjermania ka sjellë shembullin e saj dhe Francës pas Luftës së Dytë Botërore, por edhe përvojën e vendeve të tjera fqinje evropiane.
Në këtë situate të tensionuar mes dy vendeve, studiuesit bullgarë dhe maqedonas u dërguan një letër të hapur kryeministrave dhe ministrave të Jashtëm të Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, duke kërkuar që mosmarrëveshjet të zgjidhen pa presione. Sipas tyre, puna e komisionit të përbashkët historik deri më tani tregon se arritja e një marrëveshjeje është e mundur edhe për çështjet më të vështira, por ky është një proces i gjatë dhe nuk duhet të caktohen afate të shkurtra jorealiste.
Shtete të tjera të BE-së shprehën habi pse Bullgaria nuk u konsultua për këto çështje me grekët, francezët ose holandezët, të cilët një vit më parë bllokuan fillimin e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe kur po zgjidhej mosmarrëveshja për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Në Bruksel nuk duan që ta rëndojnë procesin e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE me çështje identiteti kombëtar, pasi tashmë ka mjaft probleme në Ballkan, nga institucionet e dobëta shtetërore deri te korrupsioni i përhapur dhe mungesa e shtetit ligjor.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin