Lajme
Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame në Austri e quan të turpshëm aktin e sulmit në Vjenë
“Një akt i tillë është i turpshëm dhe i papranueshëm nga kushdoqoftë, pa dallime nacionale, fetare e ideologjike”.
Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame në Austri (ALKIG) ka dënuar aktin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë të Austrisë, ku mbetën të vrarë 4 persona të pafajshëm, në mesin e tyre edhe një shqiptar 21-vjeçar.
“Njëherësh shprehim ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimave, Zoti u ndihmoftë për ta kaluar këtë dhimbje, e cila asnjëherë nuk do të harrohet. Po ashtu lutemi që të plagosurit dhe të lënduarit sa më shpejt të shërohen”, thuhet në komunikatë, raporton Albinfo Austria.
Më tej shkruhet në komunikatë se në kohën kur ne po luftojmë me pandeminë të na shtohet edhe një brengë e tillë është jashtë çdo logjike, jashtë njerëzore, jodemokratike, e mbi të gjitha joislame.
“Një akt i tillë është i turpshëm dhe i papranueshëm nga kushdoqoftë, pa dallime nacionale, fetare e ideologjike”.
Në vazhdim të komunikatës Komuniteti Shqiptar i Bashkësisë Islame në Austri është i informuar nga mediat se sulmuesi ka rrënjë shqiptare dhe, sipas informatave të tyre, që kanë sulmuesi nuk ka frekuentuar në xhamitë e tyre.
“Ne jemi thellë të prekur me këtë sulm makabër, ngase si shqiptarë respektojmë vlerat njerëzore, demokratike dhe fetare dhe jemi tolerantë, ngase jo vetëm në diasporë, por edhe në vendet tona bashkëjetojmë me kultura dhe fe të ndryshme”, përfundon komunikata nga ALKIG (Albanische Kultursgemeinde).
E-Diaspora
-
Shqipëri: Vota e diasporës, aplikacioni gati në 1 janar 2025 Kryekomisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri Ilirjan Celibashi në një intervistë për “faktoje.al”, foli për procesin...
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Rrugëtimi i Alfabetit shqiptar të Manastirit u kujtua në Lozanë
-
Shërbimet në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Cyrih do të ofrohen deri më 23 dhjetor
-
Gjermanët po varfërohen
Jeta në Zvicër
-
Deputetët kërkojnë një rritje të zbritjes minimale të sigurimit shëndetësor Pas Këshillit të Shteteve, Këshilli Kombëtar ka miratuar gjithashtu një propozim për rritjen e bashkëpagesës minimale...
-
Lidl do të hapë dyqane të reja, do të krijojë më shumë vende pune në Zvicër
-
Zvicra do të prezantojë bazën e të dhënave të pasagjerëve ajror
-
Alvin Karaqi, një kampion i madh i karatesë dhe mjek ambicioz në Zvicër
-
Trafiku i kushton publikut miliarda