Bota
Tërmeti në Izmir, shkon në 91 numri i jetëve të humbura
Agjencia e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmeti në Izmir të Turqisë u rrit në 91, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga AFAD thonë se pas tërmetit janë regjistruar 1.286 paslëkundje, prej të cilave 43 më të forta se 4 ballë.
Gjithashtu bëhet e ditur se numri i të plagosurve është 994, prej të cilëve 839 kanë dalë nga spitalet pas trajtimeve të nevojshme ndërkohë që 155 të tjerë ende vazhdojnë trajtimin.
Duke folur në një konferencë për media më herët gjatë ditës, ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit i Turqisë, Murat Kurum, tha se numri i ndërtesave të dëmtuara rëndë dhe të shkatërruara është rritur në 58.
Kujtojmë se të premten një tërmet 6.6 ballësh goditi Izmirin, qytetin e tretë më të madh të Turqisë me rreth 4.37 milionë banorë.
Deri më tani, 106 persona janë nxjerrë nga rrënojat, ndërsa e fundit ishte 3-vjeçarja, Elif Perinçek, e cila u shpëtua 65 orë pas tërmetit.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët
-
Banorëve të Brienz u propozohet të zhvendos në Tiefencastel
-
Zvicra mbështet Maqedoninë e Veriut me tre milionë franga për menaxhimin e mbetjeve të ngurta