Lajme

Izmir, shkon në tre numri i viktimave me origjinë nga Kosova

Çdoherë e më shumë po rëndohet bilanci i viktimave me origjinë shqiptare nga tërmeti në Turqi.

Ambasadori i Kosovës në Ankara, Ilir Dugolli ka konfirumar se deri më tani 3 viktima janë nga Kosova. Viktimat me origjinë nga Kosova janë dy gra me inicialet N.D 64-vjeçe, H.D 70-vjeçe dhe një burri B.D 73-vjeç, transmeton albinfo.ch.

Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina që në 1956 dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë nga shembjet e godinave.

Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas, Malik Tahirleri. /Albinfo.ch