Lajme

Austri: Deri në 1. 450 euro gjobë, për ata që i shkelin rregullat e kufizimit të natës

“Nga 3 nëntori Austria do të mbyllet për të përmbajtur përhapjen e pandemisë së COVID-19”, deklaroi kancelari Sebastian Kurz.

Austria kthehet në bllokim. Shifrat e larta nga koronavirusi kanë bërë që autoritetet austriake të vendosin për një tjetër mbyllje.

Albinfo Austria njoftoi sot në mëngjes për masat e reja, e të cilat më pas i konfirmoi edhe vetë kancelari Sebastian Kurz gjatë orëve të pasdites në një konferencë për shtyp.

“Nga 3 nëntori Austria do të mbyllet për të përmbajtur përhapjen e pandemisë së COVID-19”, deklaroi kancelari Sebastian Kurz.

Qeveria austriake ka vendosur mbylljen e restoranteve, hoteleve dhe të gjitha aktivitetet kulturore sportive (të kohës së lirë) deri më 30 nëntor.

Kushdo që gjendet në rrugë prej orës 20.00 të mbrëmjes e deri në orën 06.00 të mëngjesit pa arsyet e vendosura nga Qeveria austriake, mund të gjobitet deri me 1,450 euro. Kjo u njoftua sot në konferencën për shtyp të qeverisë mbi rregulloret e reja të bllokimit, përcjell Albinfo Austria.

Qeveria austriake ka bërë të ditur pesë pika, ku bëhet përjashtim për të dalë nga banesa gjatë kohës së orarit të kufizuar:

Lejohet të dilni për nevojat themelore të jetës suaj të përditshme: (si: për të blerë gjëra të nevojshme, vizita të mjeku, farmaci, dhe shërbime të tjera të domosdoshme). Kjo përfshin edhe kujdesin për ata që kanë nevojë si dhe detyrimet ndaj familjes.

Ndalohen vizitat e tjera në mbrëmje ose natën në banesa të njerëzve të tjerë.

Ju gjithashtu mund të dilni natën, në rast të ndonjë fatkeqësie, ku detyroheni për të shpëtuar jetën, gjymtyrët trupore apo pronën tuaj.

Pika e pestë e daljes ka të bëjë me qëllimin e “relaksimit fizik dhe mendor”. Qeveria në këtë pikë thekson si të lejuar: ecjen, vrapimin apo shëtitjen e qenit. Masat për kufizimet e orarit të daljes natën janë paraparë të zbatohen deri me 12 nëntor, ndërsa masat e tjera që sot qeveria i ka vendosur do të zbatohen deri më 30 nëntor.