Lajme
Qeveria austriake planifikon kufizim të lëvizjes nga ora 20:00 deri në orën 06:00
Përveç rasteve të obliguara, të tjerët nuk do të guxojnë të dalin nga shtëpia ora 20:00 e natës deri në orën 06:00 të mëngjesit
Numri i rasteve të reja të personave të infektuar me koronavirus në Austri çdo ditë e më shumë është duke thyer rekorde. Vetëm gjatë ditës së premte, të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë kanë treguar se numri i të infektuarve brenda 24 orësh ka arritur në 5.627 raste.
Tashmë duket se Ministria e Shëndetësisë ka përgatitur planin e ri të masave i cili do të bëhet i ditur ditën e shtunë. Ndërkohë, gazeta heute.at, ka arritur të sigurojë një kopje të draftit prej dhjetë faqesh., përcjell Albinfo Austria.
Sipas draftit të përgatitur të cilin e ka botuar gazeta, përveç masave tjera rigoroze, si pikë kryesore është kufizimi i orëve të lëvizjes. Përveç rasteve të obliguara, të tjerët nuk do të guxojnë të dalin nga shtëpia ora 20:00 e natës deri në orën 06:00 të mëngjesit.
Ky plan pritet të zbatohet deri më datën 30 nëntor. Mirëpo ende nuk është bërë e ditur se kur do të hyjë në fuqi kjo rregullore, nga e hëna (2 nëntor) apo nga e mërkura (4 nëntor).
“Se kur do të fillojë zbatimi i masave në draft është e shënuar me “x”. Por, për të gjitha detajet do të njoftojë qeveria të shtunën rreth orës 16:30”, shkruan heute.
Sipas mediave austriake, këtë herë nuk do të ketë mbyllje totale, për dallim nga rasti i muajit mars. Shkollat do të vazhdojnë të jenë të hapura, floktoret, po ashtu. Ndërkohë pritet të mbyllen të gjitha aktivitetet kulturore, sportive dhe aktivitetet e kohës së lirë. Mbyllje do të ketë edhe për lokalet e jetës së natës.
Puna nga shtëpia (Home Office), rekomandohet që sipas mundësive të vazhdohet.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës