Lajme
Sulm me thikë në Nicë, të paktën tri viktima
Informacionet e fundit tregojnë se sulmi ndodhi në një kishë në qendër të Nicës, përcjell albinfo.ch.
Të paktën tre njerëz janë vrarë – dy prej të cilëve me prerje koke – dhe disa të tjerë janë goditur me thikë në një sulm terrorist në një katedrale në Nicë të Francës.
Sipas mediave të huaja, sulmi filloi rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa po zhvillohej mesha në bazilikën e Notre Dame – kisha më e madhe katolike romake në Nicë.
Policia shpejt rrethoi zonën, ku qëlloi dhe arrestoi sulmuesin, i cili është dërguar në spital.
Prokurori anti-terror i Francës ka marrë përsipër hetimin për sulmin me thikë në Nicë, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit, shkuran CNN.
Sulmi me thikë ndodhi në afërsi të kishës kryesore të qytetit, Bazilikën e Notre Dame.
Këshilli Francez i Besimit Mysliman ka dënuar sulmin me thikë në qytetin e Nicës, i cili la tre të vdekur.
“Ne dënojmë me forcë sulmin terrorist që ndodhi afër Bazilikës Notre-Dame në Nicë. Në shenjë zie dhe solidariteti me viktimat dhe familjet e tyre, unë u bëj thirrje myslimanëve të Francës që të anulojnë të gjitha festimet e Mevludit”, shkroi këshilli në Twitter.
E-Diaspora
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci Bëhet e ditur se M.B. ka humbur jetën në shtetin kroat, përcjell albinfo.ch. Sipas mediave, thuhet...
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Jeta Gashi punësohet në Spitalin Universitar të Cyrihut Një storje suksesi nga Kosova në Zvicër ...
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës