Lajme

Berset: “Masat e sotme, shansi i fundit për të shmangur bllokimin e dytë”

"Ne përpiqemi të veprojmë në mënyrë të diferencuar", thotë Berset. Masat e reja të zbatueshme janë mjaft drastike gjegjësisht ato përbëjnë shkallën më të lartë para një bllokimi të dytë

Masat e reja janë më pak drastike sesa në pranverë – megjithëse numri i infeksioneve ishte dukshëm më i ulët atëherë. Kjo ishte njëra ndër pyetjet që iu bë ministrit Berset nga gazetarët, në konferencën për media.

Krahasimi është i vështirë, u shpreh Berset. “Por, ne sot dimë shumë më tepër se atëherë, për situatën dhe dimë kur duhet të marrim masa më të rrepta”, transmeton albinfo.ch. Tani jemi në gjendje më mirë që të shohim përpara dhe të parashikojmë efektet.

“Kjo na mundëson të procedojmë në mënyrë kirurgjikale dhe të vendosim saktësisht ato masa që funksionojnë.”

Pyetja e radhës e bërë nga gazetarët ishte nëse Këshilli Federal do të presë 10 deri në 14 ditë para se të diskutojë sërish për ndonjë masë të re të mëtejshme?

“Ne përpiqemi të veprojmë në mënyrë të diferencuar”, thotë Berset. Masat e reja të zbatueshme janë mjaft drastike gjegjësisht ato përbëjnë shkallën më të lartë para një bllokimi të dytë.

“Këto masa janë shansi i fundit për të shmangur bllokimin e dytë”, ka thënë Berset.