Lajme

Zvicër: Me testet e reja, mund të bëhen 80.000 testime në ditë

"Testet e shpejta janë vlerësuar dhe miratuar ndërsa përdorimi i tyre do të fillojë nga 2 nëntori. Këto teste janë më pak të ndjeshme, por të shpejta"

Me testet e reja, të shpejta, mund të kryhen gjithsej 80.000 testime në ditë, ka thënë ministri i shëndetësisë, Berset, në konferencën për media që u mbajt pasditen e sotme në Bernë.

Ai kështu e ka shpjeguar njërën ndër masat që ka marrë sot Qeveria Federale për frenimin e përhapjes së koronavirusit, transmeton albinfo.ch.

Ekzistojnë gjithashtu rregullore të reja për testet, ka shtuar ministri. “Testet e shpejta janë vlerësuar dhe miratuar ndërsa përdorimi i tyre do të fillojë nga 2 nëntori. Këto teste janë më pak të ndjeshme, por të shpejta. Ata plotësojnë kriteret e OBSH-së”.

Ato nuk do të përdoren tek rastet e personave të lëndueshëm dhe as tek personeli infermieror. Por do të përdoren tek të gjithë të tjerët, përcjell albinfo.ch. Rezultati i këtyre testeve është në dispozicion pas 15 minutash. Me testet e shpejta, mund të testohen gjithsej 80.000 veta në ditë.

“Tani të gjithë duhet t’u bindemi rregullave”. Ngjyra e fushatës tani është e kuqe – ne duhet të marrim masa për ta marrë virusin nën kontroll”, ka thënë veç tjerash ministri Berset në konferencën e sotme për media