Lajme
Facebook-u do ta ndalojë “islamofobinë”
Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i ka shkruar kryeshefit ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zucemberg, duke kërkuar për ndalimin e islamofobisë në platformën e tij, duke i thënë se ajo duhet të trajtohet në mënyrën e njëjtë si të mohimit të holokaustit.
Kryeministri dhe ish-ylli i kriketit tha se bota nuk duhet të presë që një “masakër kundër myslimanëve” të përfundojë “para se të ndalohet opobia (urrejtja) e islamit”.
Duke theksuar përgjigjen franceze ndaj prerjes së kokës së mësuesit Samuel Paty , z. Khan paralajmëroi se “margjinalizimi çon në mënyrë të pashmangshme në ekstremizëm”, duke shtuar se është “diçka që botës nuk i duhet”.
Nën presionin e qeverive në të gjithë botën që bëjnë thirrje për veprim për të parandaluar që rrjetet sociale të bëhen një medium për përhapjen e urrejtjes dhe dezinformimit, Facebook-u ka ndërmarrë një numër hapash korrigjues.
Në fillim të këtij muaji, Facebook-u ndaloi postimin e çdo përmbajtjeje, që mohon ose deformon Holokaustin – një hap që u mirëprit shumë. Në gusht, platforma e mediave sociale e përdorur nga më shumë se 2.5 miliardë njerëz në të gjithë botën kishte ndaluar gjuhën e urrejtjes të tilla si përmbajtja që përshkruan fytyrën e zezë ose stereotipet rreth hebrenjve që kontrollojnë botën.
Në letrën e tij për Zuckerberg-un të dielën në mbrëmje, kryeministri Pakistanez bëri thirrje për vëmendje ndaj “Islamofobisë në rritje që inkurajon urrejtjen, ekstremizmin dhe dhunën në të gjithë botën” veçanërisht përmes platformave të mediave sociale si Facebook-u.
“Unë e vlerësoj që ndërmarrët hapin për të ndaluar me të drejtë çdo postim që kritikon ose vë në dyshim Holokaustin, i cili ishte kulmi i masakrës naziste të hebrenjve në Gjermani dhe në të gjithë Evropën … Sidoqoftë, sot ne po shohim një masakër të ngjashme kundër myslimanëve pjesë të ndryshme të botës”, ka shkruar Khan.
Në përgjigje të thirrjes së z. Khan, një zëdhënës i Facebook-ut tha se kompania ishte kundër të gjitha formave të urrejtjes dhe se nuk lejonte sulme të bazuara në racë, etni, origjinë kombëtare ose fe.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch