Kosova

Biletë digjitale për argëtim real në natyrën e Kosovës

Platforma më e re digjitale www.kosovopass.com lidh vizitorët me produktet turistike vetëm me një klik.

Lindita Spahiu, juriste, prej dy vitesh ushtron rregullisht joga. Mirëpo që nga fillimi i pandemisë, pjesëmarrja në seanca të jogas u vështirësua për shkak të frikës nga ambientet e mbyllura dhe nga komplikimet e rezervimit të vendit dhe pagesës për seancat.

Lindita e rinisi aktivitetin e jogas në gusht falë një seance më ndryshe: jo në mjedisin e mbyllur të studios, por në mes të gjelbërimit të Parkut Gërmia, në freskinë e orëve të mëngjesit. Organizimi i seancës së jogas në natyrë u bë për të respektuar masat e shtuara të kujdesit për shkak të COVID-19, por edhe për të shijuar aktivitetin fizik në zemër të natyrës.

Si praktikuese e rregullt e jogas, edhe Lindita Spahiu ishte pjesë e grupit prej 8 personash. Veçantia e aktivitetit këtë herë nuk qëndronte në faktin se seanca u zhvillua jashtë, pasi seancat edhe më herët janë organizuar në natyrë, por tek mënyra si ajo rezervoi vendin e saj në grup.

Platformë shumë praktike për t`u përdorur

 “Nga rrjetet sociale mësova se tani, platforma Kosovopass të jep mundësinë që pjesëmarrjen në aktivitete të ndryshme turistike ose në natyrë ta rezervosh online. Seanca e jogas në Gërmi ishte një ndër aktivitetet që ofronte platforma, ndaj vendosa që rezervimin ta bëj online. Jo vetëm që kurseva kohën time, por në platformë i gjeta të gjitha informatat e nevojshme në një vend. Ishte një mënyrë shumë efikase” thotë Lindita.

Ajo tregon se platforma Kosovopass është shumë e lehtë për t’u përdorur. Mjaftojnë disa klikime dhe mund të rezervosh aktivitete dhe përvoja të ndryshme nëpër Kosovë, që nga eksplorimi i shpellave, ngjitja në Via Ferrata, paragllajding, joga dhe kamping e shumë të tjera.

Shpresa Rrahmani, themeluesja e studios Shpresas Yoga, i mban seancat në pika të ndryshme turistike të Kosovës, si: Prizren, Brezovicë, Gërmi, Gjilan. Po ashtu, ajo ofron edhe përvoja të kombinuara, si joga dhe paragllajding apo joga dhe ecje në mal.

Shpresa është bërë pjesë e platformës Kosovopass që në fillim, sepse sipas saj, “platforma është e pasur me shërbime të ndryshme dhe e bën më të lehtë për klientët të informohen për produktet që unë i ofroj. Edhe mënyra e pagesës online është lehtësim për mua dhe për klientët”.

Risi në tregun e Kosovës

Platforma Kosovopass e bën më të lehtë organizimin e grupit për çfarëdo aktiviteti, klientët i gjejnë aty të gjitha informatat e nevojshme, mënyra e pagesës është shumë praktike. Po ashtu, çdo biznes që bëhet pjesë e platformës e ka profilin e vet që mund ta freskojë me të dhëna sa herë të jetë e nevojshme.

Platforma digjitale www.kosovapass.com është risi në tregun e Kosovës që u vjen në ndihmë jo vetëm vizitorëve të interesuar për aktivitete, por edhe bizneseve nga sektori i turizmit. Kjo platformë u mundëson operatorëve turistikë të blejnë dhe shesin produkte turistike online, si dhe u siguron atyre të gjitha mjetet e nevojshme për t’i menaxhuar ato produkte.

Ofertë që plotëson një zbrazëti

Ardall Celina është personi kyç prapa kësaj platforme. Synimi i tij është të plotësojë një zbrazëti në tregun e Kosovës dhe t’i lidhë operatorët turistikë me blerësit, duke patur parasysh rritjen e hovshme të turizmit në natyrë dhe të aventurës në Kosovë viteve të fundit.

Mungesën e derivonshme të një platforme digjitale për menaxhimin më efikas të shitjeve, logjistikës, personelint dhe marrëdhënieve me klientë tashmë e plotëson Kosovopass, që u ofron operatorëve turistikë mjete online për marketing, kanale shtesë të shitjes dhe për të menaxhuar aktivitetet operative.

“Pandemia ishte si katalizator për shumë biznese që të hidhnin hapin në botën online. Mbështetja nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat të Swisscontact-it ishte jashtëzakonisht e nevojshme dhe erdhi në momentin ideal. Kjo mbështetje motivoi ta avancojmë më tej platformën, duke shtuar funksione të tjera që do të ndihmojnë edhe më shumë bizneset e turizmit”, thotë Celina.

Ai shton se platforma ka potencial të madh për të përfshirë shërbime të tjera të turizmit dhe qëllimi i tyre është që të vazhdojnë zhvillimin e platformës më tej.

kosovopass.com

Mbështetja nga Zvicra

“Mbështetja nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, përmes projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat të Swisscontact-it ishte jashtëzakonisht e nevojshme dhe erdhi në momentin ideal. Kjo mbështetje motivoi ta avancojmë më tej platformën, duke shtuar funksione të tjera që do të ndihmojnë edhe më shumë bizneset e turizmit”, thotë Celina.

kosovapass.com

 Përfitojnë edhe bizneset  

Platforma digjitale www.kosovapass.com është risi në tregun e Kosovës që u vjen në ndihmë jo vetëm vizitorëve të interesuar për aktivitete, por edhe bizneseve nga sektori i turizmit. Kjo platformë u mundëson operatorëve turistikë të blejnë dhe shesin produkte turistike online, si dhe u siguron atyre të gjitha mjetet e nevojshme për t’i menaxhuar ato produkte.

kosovopass.com
kosovapass.com
Kosovapass.com