Lajme
Çifti zviceran, për të fituar WiFi falas, pagëzoi foshnjën me emrin e një kompanie
Një histori jo e zakonshme ka ndodhur këto ditë në Zvicër, ku një çift zviceran ka emëruar vajzën e tyre të vogël sipas një kompanie të internetit, për të përfituar shërbime falas të WiFi-së për 18 vjet, transmeton albinfo.ch.
Sipas mediave lokale zvicerane, çifti nga Graubünden, të cilët janë në të 30-tat e tyre, regjistruan emrin e vajzës si Twifia në certifikatën e saj të lindjes. Çifti, megjithatë, kërkoi anonimitet dhe refuzoi të zbulonte emrat e tjerë të fëmijës.
Gazeta zvicerane Blick citoi babanë e foshnjës Twifia të thoshte: “Ne duam të mbetemi anonim për ata që na rrethojnë, sepse nuk duam të justifikojmë veten për këtë. Sepse akuza për të shitur emrin e fëmijës sonë na goditi rëndë. Edhe ne kemi pak turp”.
Po ashtu çifti thuhet se ka planifikuar të përdorë paratë që kursen në faturën e tyre të internetit për të filluar një llogari kursimi për vajzën e tyre, të cilën ajo mund të përdorë më vonë.
Nga ana tjetër, ofruesi zviceran i internetit kishte thënë që shërbimi falas do të ofrohej për çdo familje që do të vendoste emrin e porsalindur Twifius nëse është djalë dhe Twifia nëse është vajzë, transmeton tutje albinfo.ch.
Sipas njoftimit të tyre, thuhet se shërbimi falas do të ofrohej derisa fëmija të arrijë moshën, d.m.th., 18 vjeç.
Për të përfituar nga shërbimi falas në internet, prindërit e të porsalindurit të quajtur pas kompanisë zvicerane të telekomit do të duhet të ngarkojnë një kopje të certifikatës së lindjes në faqen zyrtare të Twifi.
Oferta është ende aktive.
/Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet Gripi e ka në kontroll Zvicrën, por kulmi nuk ka ardhur ende. Mjekët po vëzhgojnë raste...
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike