Lajme

Rekord në Austri, 16 vdekje të reja dhe 2,435 infektime në 24 orë

Austria ka një rritje graduale të të prekurve me koronavirus. Sipas autoriteteve shëndetësore austriake, në raportin e fundit 24 orësh janë shënuar 2,435 infektime të reja dhe 16 vdekje, shkruan albinfo.ch.

Nga numri total, 71,844 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se Austria ka rritje të infeksioneve dhe bëhet thirrje për kujdes dhe respektim të masave. /Albinfo.ch