Lajme
Rruga bamirëse e Shoqatës SKIVJANI në Zvicër
Intervistë me z. Bashkim Kasumaj, kryetar i Shoqatës SKIVJANI në Zvicër
Në dy vitet e fundit Shoqata SKIVJANI me seli në Zvicër, e cila në kuadër të saj përfshinë të gjithë mërgimtarët e fshatit Skivjan të komunës së Gjakovës, të emigruar në gjithë botën ka bërë punë voluminoze për të mirën e banorëve dhe të vet fshatit Skivjan. Sheshi i dëshmorëve dhe martirëve në qendër të fshatit Skivjan dhe infrastruktura përcjellëse e tij, ka përfunduar këtë vit me financimin e mërgimtarëve skivjanas në botën e jashme. Po ashtu Shoqata këto dy vite ka ndimuar financiarisht edhe në çështje të tjera si, klubin futbollistik të fshatit “RILINDJA E KOSOVËS”, pastaj qendrën e mjekësië familjare, shkollën e fshatit, etj. Kjo punë voluminoze e kësaj Shoqate e përbërë nga mërgimtarë e mërgimtare shembullorë të cilët kultivojnë dashurinë për atdheun e tyre dhe është shembull edhe për mërgimtarët e fshatrave të tjera të Kosovës, ishte arsyeja për një intervistë me z. Bashkim Kasumaj, kryetar i Shoqatës SKIVJANI në Zvicër.
- Kasumaj ju lutem a ka mundësi ta prezantoni shkurtazi Shoqatën SKIVJANI me seli në Zvicër?
Shoqata SKIVJANI në Zvicër është bashkim i vullneteve të mërgimtarëve të Skivjanit në botën e jashtme, ështe strukturë e ndërtuar nga ata, e për të mirën e Skivjanit.
- Kasumaj a mund të na thoni konkretisht cili është misioni i Shoqatës SKIVJANI?
Misioni ose thënë ndryshe angazhimi i qytetarëve të Skivjanit në Shoqatën e tyre, ka për qëllim të fundit që Skivjanin ta bëjnë një fshat modern sikur të gjitha fshatrat evropiane.
Shoqata juaj edhe këtë vit sikurse vitin e kaluar ka ndërtuar qendrën e fshatit ose thënë ndryshe ka përfunduar në tërësi rregullimin e qendrës?
Tani unë si drejtues i Shoqatës çdo ditë e më tepër habitem për të mirë, me vullnetin, dëshirën dhe këmbënguljen e qytetarëve të Skivjanit në të katër anët e botës, për të kontribuar në Fondin e Shoqatës SKIVJANI me seli në Zvicër, e kështu për të ndihmuar që fshati ynë të marrë pamje evropiane. Është edhe një e veqçri tjetër që e bënë të dalluar Shoqaten tonë; këtu janë grumbulluar jo vetëm gjeneratat e ndryshme, por edhe gjinitë e ndryshme, pra burra, gra, djem e vajza të Skivjanit janë bërë kontribues vullnetarë që ta ndertojnë dhe rregullojnë shtëpinë e tyre që e ka emrin Skivjan.
- Kasumaj a është e vështirë për të ndërtuar nji strukturë të tillë që ka qëllime kaq ambizioze?
Ju lutem, liria e vendit, dhe gjaku i derdhur me shekuj për këtë liri e bënë të lehtë gjithsesi edhe organizimin e nji strukture të tillë e që është shumë funksionale. Ne si të tillë që jemi e dërgojmë në vend një pjesë të amanetit të dëshmorve dhe martirëve tanë që në themelet e kësaj lirie kanë vënë jetërat e tyre, prandaj secili nga ne ka detyrim moral që vendin tonë ta bëjmë ashtu siq kanë dashur dëshmoret, të cilëve ne u detyrohemi gjithçka.
- Kasumaj nëse nuk eshte sekret cili është investimi i Shoqatës suaj në fshatin Skivjan këto dy vitet e fundit?
Tani ne sapo kemi mbajtur Kuvendin e Punës së Shoqatës për këtë vit dhe nga raporti financiar që ka prezantuar sekretari i Shoqatës, brenda këtyre dy viteve ne kemi investuar në Skivjan 83.000 Franga zvicerane. Nëse ky trend do të vazhdoj kështu, brenda 10 viteve ne do të kemi afër 1 milion franga të investuara në shtëpinë tone në Skivjan. Po ashtu mund të ju them se nëse dyfishohet numri i anëtarëve, në mënyre automatike dyfishohet edhe investimi në Skivjan.
- Kasumaj mund të na njihni me strukturën e Shoqatës SKIVJANI?
Gjithsesi se po, në Kuvedin e riorganizimit të Shoqatës kuvendi ka nxjerrë në mënyrë demokratike edhe strukturën e Shoqatës. Unë kam marrë besimin për të drejtuar Shoqatën në cilësinë e kryetarit të saj, nënkryetar është Avni Nezaj, sekretar Shkodran Jakupi kurse anëtarë të kryesisë janë; Beg Bushati dhe Blerim Fetahu. Tani të them dy fjalë për kryesinë e Shoqatës, të gjithë pa përjashtim kanë bërë më të mirën që kanë mundur deri më tani dhe unë si drejtues i Shoqatës jam krenar që më është dhënë kjo mundësi që të punoj me një ekip të tillë atdhetarësh.
- Kasumaj, cilat janë projektet në vijim të Shoqatës SKIVJANI?
Në takimin e fundit të Kuvendit të Shoqatës jemi dakorduar që puna të vazhdoj tutje, po ashtu kemi vendosur që për çdo vit Shoqata jonë të bëj nga një ndryshim të madh në Skivjan, sikurse që kemi rënë në ujdi që të gjithë, për të nxitur e rritur pjesëmarrjen e mërgimtarëve në Shoqatën tonë. Pra, për çdo ditë e për çdo vit, ta bëjmë Skivjanin më të mirë e më tërheqës.
- Kasumaj grumbullimet vullnetare në mërgim sikur kanë pësuar një rënie. Si është gjendja tek ju si Shoqatë?
Shoqata jonë ka një numër të madh të anëtarëve. Ky bashkim vullnetarë i njerëzve tanë në Shoqatën tonë është sjellje shembullore e mërgimtarëve të Skivjanit në këtë organizim përkundrejt vendlindjes dhe ështe konform mendimit të njerëzve të lirë që e duan vendin e tyre dhe dëshirojnë ta bëjnë më të mirën për atë vend.
- Kasumaj cila është porosia e juaj për anëtarët e Shoqatës?
Faleminderit, porosia ime për të gjithë mërgimtaret e Skivjanit kudo që ndodhen është e thjeshtë; bashkohuni të gjithë në Shoqatën SKIVJANI, bëhuni kontributorë në fondin e Shoqatës, sepse kështu bashkërisht ne e dërgojmë në vend amanetin e të gjithë të rënëve për lirinë e vendit dhe të bashkuar e plotësojmë lirinë tonë çdo ditë e më tepër dhe i japim kuptim asaj.
Krejt në fund i përshendes të gjithë mërgimtarët e Skivjanit kudo që janë, ju uroj shëndet të mirë e shumë fat!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR Nga rrënjët modeste tek frymëzimi për energjinë diellore...
-
“K’cimi i Tropojës”, piktori Gazmend Freitag dhe magjia e trashëgimisë kulturore shqiptare
-
Gjykata Federale ndalon dëbimin e kosovarit: Djali i tij është invalid i rëndë
-
A e keni ditur që hiti për Krishtlindje është xhiruar para 40 vitesh në Zvicër?
-
Borë në kantonet Schwyz dhe Bernë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane Në Zvicër, shërbimet mjekësore të kryera jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane, pavarësisht se kushtojnë më...
-
Anëtari i ekuipazhit zviceran ende në kujdes intensiv pas uljes urgjente në Austri
-
Ulja emergjente e avionit zviceran në Graz është shkaktuar nga një problem teknik
-
Berna ka përditësuar, në internet, hartën e saj të rreziqeve sipas qyteteve të kantonit
-
Sa e rëndësishme është marrëveshja e BE-së për ekonominë tonë të eksportit?