Lajme

Rritje e infektimeve në Austri, 11 viktima brenda 24 orëve

Ditët e fundit Austria ka një rritje graduale të të prekurve me koronavirus. Sipas autoriteteve shëndetësore austriake, në raportin e fundit 24 orësh janë shënuar 1,121 infektime të reja dhe 11 vdekje, shkruan albinfo.ch.

Nga numri total, 65,927 persona kanë dalë të infektuar me koronavirus që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë, autoritetet shëndetësore austriake kanë bërë të ditur se Austria ka rritje të infeksioneve dhe bëhet thirrje për kujdes dhe respektim të masave.

Duke qenë se shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur, këtë e tregon edhe “Worldometers”, e cila publikon në kohë reale të dhëna nga koronavirusi, shkruan albinfo.ch.