Lajme

Norvegji, dërgohen rreth 400 tekste shkollore falas

Është bërë e ditur se në Norvegji afro 400 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare janë dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën arritën tashmë te mësuesit e shkollës shqipe “Naim Frashëri” në Oslo të Norvegjisë, në të cilën ndjekin mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare rreth 150 nxënës shqiptarë, transmeton albinfo.ch.

Në njofimin e QBD-së librat e mbërritur u tërhoqën nga mësuesit e kësaj shkolle: Metush Bajrami, Marlijenda Manaj, Ramush Zharku, Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Mustafë Ibrahimaj dhe mësuesi veteran, Tahir Haziri.

Po ashtu, duhet theksuar se përveç teksteve shkollore dhe një larmie titujsh plotësues për nxënësit e komunitetit shqiptar atje, në dërgesë përfshihet edhe risia “Botimet Dygjuhëshe”, projekt i QBD-së, me fjalorët dygjuhësh dhe serinë e përrallave klasike dygjuhëshe, të cilat synojnë ta bëjnë mësimin e gjuhës edhe më të lehtë e argëtues.

Veç tyre, Qendra e Botimeve për Diasporën ofron akses online të botimeve të saj në faqen zyrtare web: http://qbd.gov.al/ si dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme”, tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë. /Albinfo.ch