Lajme

Infektohet me koronavirus ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, është prekur nga koronavirusi. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ministrisë.

Ajo ka theksuar se ministri mund ta ketë marrë virusin gjatë një takimi me homologët e vendeve të Bashkimit Evropian që u mbajt të hënën, raporton Albinfo Austria.

Si masë parandaluese, të gjithë anëtarët e qeverisë do të testohen të shtunën, ka thënë zëdhënësja.

“Dyshohet se Schallenberg mund të jetë infektuar në Këshillin e Punëve të Jashtme në Luksemburg të hënën”, shtoi ajo.

Sipas kësaj zyrtareje, kryediplomati austriak tash për tash nuk ka simptoma dhe e ka bërë testin rutinor.