Lajme
“E zgjuara e Europës”: Pse Suedia s’po përjeton valë të dytë pandemie
Ekspertët kanë ngritur pyetje rreth Suedisë: 'Delja e zezë' apo 'e zgjuara e Europës'? Pse Suedia s’po përjeton valë të dytë pandemie
Ekspertë të shumtë nga bota, në veçanti ata britanikë vlerësojnë se suedezët kanë krijuar tashmë imunitet, transmeton albinfo.ch.
Referuar statistikave ditore, thuhet se Suedia nuk ka përjetuar një valë të dytë pandemie deri më tani për shkak të imunitetit të krijuar dhe masave të qëndrueshme nga qeveria. Këtë thonë ekspertët nga shumë vende të botës, në veçanti ata britanikë, të cilët e krahasojnë me Britaninë që e kritikojnë për mënyrën se si po përballohet situata, transmeton tutje albinfo.ch.
Sipas tyre, vendi skandinav është kthyer në pikë referimi gjatë pandemisë për shkak të rezistencës për të imponuar një bllokim kombëtar ashtu si fqinjët evropianë.
Duhet theksuar se Anders Wallensten, i cili është epidemiolog, thotë se Suedia ka krijuar imunitet masiv për shkak të mënyrës së menaxhimit dhe për këtë arsye nuk ka rritje të rasteve si në Britani, Spanjë dhe Francë.
Megjithatë, ai thotë se autoritetet suedeze nuk kanë pasur për qëllim imunitetin e tufës. Sipas tij, suedezët nuk janë lodhur nga ato pak masa kufizimi për shkak se kanë mbetur të njëjta gjatë gjithë pandemisë duke mos krijuar as konfuzion te qytetarët.
Nga ana tjetër, Scally, epidemiolog në Britani thotë se Suedia arriti të bënte atë që Britania ende nuk po e bën.
Ndryshe nga vendet e tjera, Suedia nuk u izolua kur pandemia u përhap në pranverë në gjithë vendet e Evropës. Në vend të kësaj, u publikuan disa këshilla me fokus përgjegjësinë personale të qytetarëve.
Shumë prej lokaleve, shkollave, restoranteve dhe parukerive u mbajtën të hapura, por me rregulla distancimi.
Doktori kryesor në Suedi është Anders Tegnell, transmeton TiranaPost, i cili deklaroi se bota u çmend me izolimin.
Edhe pse ai vetë thotë se nuk kishte qëllim që masat suedeze të arrinin imunitetin, mediat e vendit thonë se ai ka insistuar për imunitetin e tufës dhe se ky duhet të ishte objektiv i autoriteteve shëndetësore suedeze që duhej arritur që në mars.
Në fakt, Suedia nuk ka mbingarkesë të sistemit shëndetësor.
A mund të jetë Suedia imune ndaj një valë të dytë? Kjo mbetet për t’u parë, por me gjasë nuk do konsiderohet më si delja e zezë! /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve