Muzikë

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, dha një shfaqje mbresëlënëse

Perdet e skenës së Operës Kombëtare të Greqisë janë ngritur ditën e mërkurë, për t’i ofruar publikut një interpretim mbresëlënës të sopranos shqiptare, Ermonela Jaho, në operën “Madam Butterfly”, të Giacomo Puccini, transmeton albinfo.ch.

Tashmë sopranoja e vlerësuar ndërkombëtarisht, Ermonela Jaho, dha një performancë të mrekullueshme si Butterfly me Dimitris Paksoglou në rolin e Pinkerton.

Përkrah tyre, interpretuan solistë të afirmuar grekë, si Chrysanthi Spitadi, Nikos Kotenidis etj. Ermonela Jaho është soprano shqiptare me famë botërore. U largua në vitin 1993 nga Shqipëria për në Itali me një bursë studimi, dhe më pas iu desh ta realizojë ëndrrën e ngjitjes në skenë, përkrah artistëve të huaj. Nga viti 2009, karriera e saj e kthen atë në një ikonë arti botërore. /Albinfo.ch