Lajme

COVID-19: Pse duhet t’i lani duart gjashtë deri në dhjetë herë në ditë

Larja e duarve është një nga mënyrat më të mira për të mbrojtur veten dhe të afërmit nga sëmundjet. Është një mësim mjaft i thjeshtë që marrin edhe shumica e nxënësve të klasave të para – lani duart siç duhet, me sapun. Tani, është parë si një nga mënyrat për të mposhtur COVID-19.

Këto kohë coronavirusi, bota i ka kushtuar një rëndësi të madhe larjes së duhur të duarve. Na kujton se një nga mënyrat më efektive për të ndaluar përhapjen e një sëmundjeje është gjithashtu një nga më të thjeshtat.

Kur coronavirusi shpërtheu për herë të parë në skenën globale, la miliarda njerëz të mbyllur në shtëpi. Dihej pak për të dhe mënyrat për t’u marrë me të. Sidoqoftë, një mënyrë për ta mposhtur është brenda një mundësie të lehtë: Lani duart siç duhet. Është një nga rekomandimet e para të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për të mposhtur virusin, shkruan Gulf News.

Kjo këshillë vazhdon deri më sot. Edhe para COVID-19, është një nga mënyrat më të rëndësishme për të luftuar transmetimin e infeksioneve.