Lajme
Franca shënon rekord, 30.621 të infektuar në 24 orët e fundit
Është bërë e ditur se Franca ka shënuar një tjetër rekord negativ të infektimeve me Covid-19. Edhe pse Franca bëri izolim të pjesshëm në disa qytete, numri i të infektuarve u rrit në mënyrë të frikshme.
Franca gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 30 mijë e 621 raste të reja, ndërsa një ditë më parë ishin 22 mijë e 591 raste. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, masat shtrënguese janë absolutisht të nevojshme në mënyrë që të shpëtohen jetët e njerëzve.
Pas Francës, edhe vende të tjera po e konsiderojnë një izolim të dytë, më të lehtë se ai i pari. Miliona personave në Europë u është thënë se duhet të jetojnë nën masa të reja shtrënguese, në një moment kur kontinenti po përballet me një valë të dytë.
Nga e shtuna nuk do të lejohen festat dhe organizimet në ambiente të mbyllura në Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu në Mbretërinë e Bashkuar janë shpallur disa zona rreziku për Covid-19.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën