Lajme

Suedi, vijon shpërndarja e teksteve shkollore në gjuhën shqipe

Në Suedi po vijon shpërndarja e teksteve shkollore dhe të mësimit plotësues në gjuhën shqipe, të dërguara falas për mësimdhënien në Diasporë nga Qendra e Botimeve të Diasporës, shkruan albinfo.ch.

QBD-ja ka dërguar në Suedi 882 tekste didaktike, ndër të cilat edhe botimet e saj dygjuhëshe që përfshijnë fjalorë dygjuhësh, përralla dygjuhëshe etj

Ambasadori i Shqipërisë në Suedi, Virgjil Kule, priti në një takim në ambasadë mësuesit Mirela Bicaku, Sonila Kurteshi e Sadik Kelmendi.

Procesi i shpërndarjes së librave është në vazhdim.