Lajme
Franca në shtetrrethim, izolohen 9 rajone
Presidenti i Republikës së Francës, Emanuelle Macron njoftoi ditën e sotme një shtetrrethim prej të paktën katër javësh, që nis nga kjo e shtunë në orën 21:00 deri ne oren 6 të mëngjesit, në rajonin Ile-de-France, në Lille, Rouen, Saint-Etienne, Toulouse, Lyon, Grenoble, Aix dhe Montpellier.
Macron shprehet se ndihma nga shteti do të vijojë për të gjithë ata që kanë mbetur pa punë si pasojë e krizës së COVID-19.
Po ashtu ai theksoi se nuk do të ketë “ndalim” për të udhëtuar midis orës 21:00 dhe 6 të mëngjesit, por do të ketë një “kufizim” argumenton Macron, i cili thekson se do krijohen disa leje udhëtimi, si modeli i atyre që është aplikuar gjatë izolimit total.
Ata që do të shkelin rregullin do të gjobiten me 135 euro.
“Ajo që unë gjithashtu shpresoj dhe ajo që unë pres nga secili prej nesh, është që të veprojmë siç bëmë në kohën e izolimit, të gjithë janë të vetëdijshëm për rreziqet dhe rrezikun” , shton Macron, raporton “Le Monde”, përcjell Albinfo.ch
Sa i përket udhëtimeve në qytete të tjera, Presidenti Francez shprehet se nuk janë të ndaluar udhëtimet nga një qytet në tjetrin. Më tej Kreu i Shtetit Francez deklaron se nuk parashikohet mbyllja e shkollave, dyqaneve ose lokaleve.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën