Kosova

Kështu do të duket patentë shoferi ndërkombëtar i Kosovës

Agjencia për Regjistrim Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së patentë shoferëve ndërkombëtarë, pas fillimit të prodhimit javën e kaluar.

Që nga 1 tetori, ARC-ja ka filluar me aplikimin për patentë shoferë ndërkombëtarë.


Gjashtë shpërndarjes së patentë shoferëve, Bajram Gecaj nga MPB-ja, tha se do të punohet me shtetet e tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht.

“Ne do të punojmë me ARC-në dhe me shtetet e tjera që ky patentë shofer të njihet ndërkombëtarisht. Jemi në kontakte me disa shtete, siç janë Italia, Austria dhe Gjermania, që në mënyrë bilaterale kjo njohje”, tha Gecaj.

Aplikimi bëhet në të gjitha qendrat për pajisje me dokumente, sipas procedurave të përcaktuara në Udhëzimin administrativ për përcaktimin e formës, përmbajtjes dhe procedurës së lëshimit të patentë shoferëve ndërkombëtarë në Kosovë.