Lajme

Juria profesionale e konkursit “Merr një varg dhe eja”

Shoqata kulturore “Korça” në Athinë, në bashkëpunim me “Lobi Euroatlantik Shqiptar” dhe “Swiss Albania Event”, organizojnë edicionin II të konkursit për fëmijë në poezi dhe prozë të shkurtër (përrallë ose tregim ), shkruan albinfo.ch.

Së fundi këto shoqata kanë pasqyruar edhe jurinë profesionale që nuk është zgjedhur pa arsye. Sipas shoqatave të lartpërmendura, ka folur puna, përkushtimi dhe aftësitë e secilit në fushën e letërsisë.

Kjo është juria e edicionit të 2-të të konkursit  “Merr një varg dhe eja”:

Ardita Jatru (poete) Greqi

Bes Camaj (poet, lektor) Zvicër

Eleana Zhako (përkthyese) Belgjikë

Ndue Lazri (poet, gazetar, publicist) Itali

Ornela Musabelliu (redaktore, botuese) Belgjikë

Ftohen të gjithë krijuesit e vegjël në diasporë, nga mosha 7-15 vjeç, të marrin pjesë në këtë konkurs letrar, me një ose dy krijime.

Konkursi tashmë është deklaruar i hapur dhe prurjet e reja mund të dërgohen në adresën elektronike:

[email protected]

Luten prindërit, mësuesit e shkollave të mësimit plotësues të gjuhës shqipe të jenë përçues të këtij informacioni te çdo fëmijë të moshës 7-15 vjeç për shkak se jo të gjithë kanë akses në rrjetet internetike.

Ju mirëpresim!